Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e tretë në Ligën e Kombeve.
Lituani-Kosovë 1:2
Lituania ka arritur të zvogëlojë epërsinë duke shënuar në minutën e 84-të.
Kosova dyfishon epërsinë në pjesën e dytë:
Golin e dytë për Kosovën e shënoi Ermal Krasniqi, duke dyfishuar epërsinë në pjesën e dytë të lojës.
Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Lituanisë në ndeshjen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar gol të bukur në minutën e 20-të të ndeshjes, që ishte i vetmi në 45-minutat e parë, shkruan Reporteri.net.
Shikoni golin e bukur të Zhegrovës.
Fillon ndeshja
Ka nisur ndeshja mes Lituanisë dhe Kosovës në Kaunas, që luhet në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
Ky është formacioni i Kosovës:

