Liverpooli ka fituar me përmbysje te Crystal Palace 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Reds kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te klubi londinez dhe kështu janë bërë lider të ri të kampionatit elitar anglez.
Në pjesën e dytë u shënuan të tre golat.
Palace kaluan të parët në epërsi me anë të Jean-Philippe Mateta (57’), që realizoi nga penaltia, por në 15 minutat e fundit Liverpooli përmbysi gjithçka.
Mohamed Salah (76’), barazoi shifrat në 1-1, kurse 3 pikë të reja ‘The Reds’ ja siguroi Harvey Elliot (90+) me një gol të bukur.
Liverpooli kalon në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 16 pikë. /Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.