Liverpoool ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë PSG-së në “Parc Des Princes”.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga francezët nga minuta e parë deri në minutën e 87-të, kur i sapofuturi në lojë Elliot do të prishte gjithçka, duke i dhënë avantazhin të kuqve pas asistit të David Nunez.
Një ndeshje me mjaft ritëm, ku parizienët arritën të shënojnë në pjesën e parë me anë të Kvaratskhelia, por që u anullua për pozicion të parregullt. Më pas do të ishin disa tentativa të njëpasnjëshme, por Alison vendosi të “mbyllte” portën.
Dhe siç ndodh gjithmonë në futboll nëse nuk shënon do të pësosh, kjo ndodhi në fund të sfidës.
Ndërkohë që në derbin gjerman atë mes Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen, bavarezët duket se kanë lënë shumë pak për tu diskutuar për ndeshjen e kthimit pasi shënuan plot tre herë në portën e aspirinave, dy herë Harry Kane dhe Musiala.
Sa i përket sfidës tjetër mes benfikës dhe Barcelonës, blaugranët fituan me rezultatin minimal 1-0, por duhet theksuar se katalanasit luajtën më shumë se 70-të minuta me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Cubarsit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.