×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool shet villën e Klopp, pasi Arne Slot refuzoi të jetonte në villen me shtatë dhoma gjumi

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 22:55

    Liverpool shet villen e Klopp, pasi Arne Slot refuzoi të jetonte në villen me shtatë dhoma gjumi

    Liverpool ka vendosur në shitje vilën e Jurgen Klopp për katër milionë funte (rreth $5 milion), pasi pasardhësi i tij Arne Slot ka refuzuar mundësinë për të jetuar aty.

    Sipas The Sun, Liverpool po kërkon një blerës për rezidencën e mëparshme të Klopp në Merseyside, e cila ka një vlerë prej rreth 4 milionë funte. Vila me shtatë dhoma gjumi iu ofrua Slot-it dhe gruas së tij, por ata kanë vendosur të mos e pranojnë, duke bërë që prona të dalë në treg.

    Slot e ka nisur me vrull aventurën e tij për ta rikthyer Liverpool-in si pretendent për titull, dhe aktualisht renditet i dyti në Premier League, vetëm një pikë pas kampionëve Manchester City.

    Ndërkohë që Slot mund të ketë ndër mend të kërkojë një rezidencë të re, Liverpool përballet me Brighton dy herë radhazi.

    Së pari, ata do të udhëtojnë drejt AMEX Stadium për ndeshjen e EFL Cup të mërkurën, përpara se të mirëpresin ekipin e Brighton në Anfield për ndeshjen në Premier League këtë fundjavë./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!