Liverpooli do të fitoj më shumë para në këtë sezon sesa Manchester City, shpallet apo jo kampion këtë të dielë.
Ndërsa vlerën më të ulët për para këtë sezon, bazuar në shumën që klubet i paguajnë futbollistët, ka qenë Manchester United, çdo pikë që kanë fituar në ligë, u ka kushtuar atyre afër 100 mijë funte, shkruan DailyMail, përcjell Reporteri.net
Liverpooli janë afër që të fitojnë më shumë për arsye se kanë qenë më të shikuar sesa Manchester City.
Ndeshjet në të cilat është përfshirë Liverpooli kanë qenë; 29 herë në Sky Sports dhe BT Sport – dy më shumë sesa çdo klub tjetër. Manchester Unitedi ka qenë menjëherë pas Liverpoolit me 27 ndeshje, ndërsa City përfshirë këtu edhe ndeshjen që e zhvillojnë ndaj Brighton ka qenë 26 herë në televizion.
Liverpooli mund të pres 150 milionë funte, nëse përfundojnë në vend të dytë, rreth 1.4 milionë më shumë se City, edhe nëse City shpallet kampion.
Por ajo çfarë befason më shumë është fakti se skuadrat të cilat kanë rënë nga Liga: Huddersfield, Fulham dhe Cardiff do të marrin me vete 100 milionë euro në Championship.
Poashtu, skuadra e cila e fiton playoffin në Championship fiton hiç më pak se 150 milionë euro, shuma këto marramendëse./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.