Liverpooli dhe Juventusi raportohet se janë në bisedime për një shkëmbim të lojtarëve.
Sipas “Calciomercato”, klubet po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit mes Naby Keitas dhe Adrien Rabiotit, përcjell Express.
Lëndimet e kanë penalizuar shumë Keitan gjatë katër viteve të tij në “Anfield”, derisa Fabinho, Thiago Alcantara e Jordan Henderson preferohen më shumë nga trajneri, Jurgen Klopp.
Në anën tjetër, Rabiot nuk është në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.
Rikthimi i Paul Pogbas në Torino do të shtojë konkurrencën në mesfushën e “Zonjës së Vjetër” dhe Juventusi besohet se është gati të largojë Rabiotin këtë verë.
Të dy mesfushorëve në fjalë i skadojnë kontratat me klubet e tyre përkatëse më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.