Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e West Ham Unitedit, brazilianin Felipe Anderson.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja “Daily Mail. Liverpooli tashmë ka kontaktuar West Hamin dhe për transferimin e Andersonit gjatë verës është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro.
Anderson 26-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.
Braziliani verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Lazio për 38 milionë euro dhe shkëlqeu në edicionin e tij të parë në Premier League.
Ai ishte ndër lojtarët më të dalluar të West Hamit, me dhjetë gola e pesë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat. Anderson ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.