×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli e eliminon Arsenalin nga FA Cup

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 19:27

    Liverpooli ka arritur të kalojë në 1/16 e finales së FA Cup.

    “Reds” mposhtën Arsenalin me rezultat të pastër 0:1, në ndeshjen më të fortë të këtij rrethi.

    Pjesa e parë i takoi pothuajse tërësisht Arsenalit, që e dominoi ndeshjen me shumë raste të mira shënimi.

    Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

    E një iniciativë e Liverpoolit u shpagua me gol në minutën e 80-të të takimit.

    Pas një harkimi në zonë, Kiëior realizoi në portën e vet.

    E kur krejt skuadra e Arsenalit ishte përpara, Liverpooli me një kundërsulm e dyfishoi epërsinë në sekondat e fundit të ndeshjes përmes Luis Diaz.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!