×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli e merr vendimin final për Shaqirin

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 16:34

    “Reds” e kanë ndërmend t’i bëjnë disa ndryshime gjatë kësaj vere para sezonit të ri.


    Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. “Reds” po planifikojnë të bëjnë ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të jetë pikërisht ylli kosovar. Lajmin e ka bërë të ditur portali “Liverpool Echo”.

    Përpos Shaqirit, fshesa e “Anfield Road” pritet ‘i kapë edhe lojtarët si Nat Phillips, Harry Wilson, Divock Origi e Neco Williams. 29 vjeçari nuk ka arritur të bindë asnjëherë në eksperiencën e tij me Të Kuqtë.

    Sidoqoftë, ai pati sukses të madh në nivel ekipor, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën. Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit dhe Stoke Cityt do ta kërkojë një klub të ri para fillimit të sezonit të ri. Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi zviceran do të vazhdojë të luajë në kampionatin anglez apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!