×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli fiton derbin ndaj Evertonit

    Reporteri
    21 Tetor 2023 | 15:39

    Liverpool ka shënuar fitore të pastër 2:0 në shtëpi ndaj Evertonit në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

    Punët u përkeqësuan tej mase për Evertonin, kur Young mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37-të, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

    Mohamed Salah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.

    Ishte sërish Salah që dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë shtesë.

    Me këtë fitore, Liverpooli merr përkohësisht primatin në renditje me 20 pikë gjithsej.

    Në anën tjetër, Evertoni mbetet në pozitën e 16-të me shtatë pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!