Liverpooli raportohet se ka përgatitur ofertën e re për Trent Alexander-Arnold, e cila është përmirësuar ndjeshëm me qëllim që të shmangë interesimin nga Real Madridi.

Alexander-Arnold ka realizuar 19 gola dhe 81 asistime në 310 paraqitje për Liverpoolin.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar tetë trofe, përfshirë Premier Ligën në vitin 2019-20 dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2018-19.

Reklamë

Reali ka shprehur interesim për të gjatë kësaj vere. Spanjollët e shihnin 25-vjeçarin si pasardhës të Dani Carvajal, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit të ri.

Me Realin që po mendon për të, Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë luksoze për ta blinduar anglezin.