×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli ndalet nga Fulhami

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 19:27

    Liverpool ka luajtur baras 1-1 me Fulhamin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Prmeier Ligë


    Skuadra e Jurgen Kloppit nuk arriti që ta shfrytëzonte gabimin e Tottenhamit, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ u ndalën me barazim 1-1 me Fulhamin.

    Fulhami kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar nga Reid.

    Në pjesën e dytë Liverpooli u mundua të rikthehej në lojë për të fituar tre pikët, por krejt çka arriti ishte që ta barazonte rezultatin në minutën e 79-të me një penalti të realizuar nga Salah.

    Pas këtij barazimi Liverpooli zë vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në pozitën e parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!