Liverpooli edicionin që shkoi fitoi për herë të parë titullin e Premier Ligës pas 30 vitesh
Ky triumf nuk pati mundësi që të festohej së bashku me tifozët shkaku i pandemisë së Koronavirusit, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, futbollistët festuan së bashku, derisa Jordan Henderson ka zbuluar një detaj interesant.
Henderson ka thënë se në festën e titullin shampanja ishte joalkoolike vetëm për shkak të Mo Salah, Sadio Manes dhe futbollsitëve tjerë myslimanë.
‘Shampanja ishte joalkoolike në ngritjen e trofeut për shkak të Mo Salah dhe Sadio Mane,’ ka thënë Henderson.
‘Unë shikoj Mo dhe Sadio nga kanë ardhur ata [Egjipt dhe Senegal] dhe ajo që ata kanë arritur është e pabesueshme.
“Shikoj rrugëtimin tim dhe kam qenë shumë me fat, një familje e klasës punëtore, por kurrë nuk kam përjetuar disa nga gjërat që kanë kaluar ata në jetën e tyre,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.