×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli reagon ashpër për festën e çmendur të tifozëve pas triumfit të Premier Ligës

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 15:24

    Liverpooli fitoi për herë të parë pas 30 vitesh Premier Ligën me tifozët që festuan jashtë Anfieldit duke mos respektuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19


    Përmes një komunikate për shtyp, Liverpool dënoi sjelljen e tifozëve të tij, që në mbrëmjen mes të enjtes e të premtes kanë festuar triumfin në Premier League pas 30 vjetësh “duke injoruar distancimin social e rrezikun për sigurinë publike”, pavarësisht apelit të klubit e policisë për rrezikun ende ekzistent të Covid-19.

    “Rreziku potencial i një vale të dytë të Covid-19 ekziston akoma – lexohet në komunikatën për shtyp të Reds – e duhet të punojmë së bashku për tu siguruar të mos fshijmë të gjithë atë punë që është bërë gjatë lockdoën.

    Kur të jenë kushtet e sigurisë, do të punojmë të gjithë bashkë për të organizuar një paradë për të festuar të gjithë bashkë fitoren. Deri në atë moment, siguria e qytetit tonë e të njerëzve tanë vazhdon të jetë prioriteti ynë numër një”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!