×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli triumfon ndaj Chelseat në derbin e javës – Alcantara debuton me fitore

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 19:22

    Liverpooli e ka mposhtur Chelsean në udhëtim me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë në Premier Ligë


    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ishte më e mirë, dhe e ndihmoi fakti që kishte një lojtarë më shumë që nga minuta e 45-të, kur Christensen u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa me të filluar e dyta në lojë u inkuadrua Thiago Alcantara që zëvendësoi Jordan Hendersonin.

    Heroi i Liverpoolit në këtë fitore ishte Sadio Mane që shënoi dy gola. Të parin me kokë në minutën e 50-të, deri]sa të dytin në minutën e 54-të pas një gafe të Kepas.

    Chelsea kishte mundësinë që ta ngushtonte epërsinë dhe të rikthehej në lojë, por Jorginho humbi penaltinë në minutën e 75-të.

    Liverpooli pas dy xhirove të luajtura deri tani zë vendin e tretë me 6 pikë, derisa Chelsea eshtë në vendin e 10-të me 3 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!