×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli vazhdon me rekord të qind për qindtë në Ligën e Kampionëve – mposht edhe Lillen

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 23:03

    Liverpooli ka triumfuar 2-1 përballë Lilles në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve.

    The Reds kishin shuam vështirësi në këtë takim, por vazhduan me formën e qind për qindtë.

    Në minutën e 34-të, Mohamd Salah kaloi Liverpoolin në epërsi me një asistim të Curtis Jones.

    Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte edhe më shuam dramë.

    Aissa Mandi pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe la Lillen me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 59-të.

    Por, përkundër kësaj situate, skuadra franceze barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Jonathan David.

    Tri pikë dhe fitore në po shtatë ndeshje për Liverpoolin e siguroi Harvey Elliott, kur shënoi pas vetëm pesë minutash për 2-1.

    Liverpooli e mbajti këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha, pasi vazhdojnë si lider me 21 pikë, ndërsa në rrethin e tetë takohen me PSV-në./Telegrafi

    Standings provided by Sofascore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!