×
  • Sport
  • Sport

    Liverpoolit po i mungon një lojtar si Coutinho, po diskutohet edhe njëherë rikthimi i tij

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 12:20

    Philippe Coutinho përfundoi një marrëveshje prej 142 milionë euro nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018, por “Reds” nuk arritën të nënshkruajnë një zëvendësim të ngjashëm me brazilianin.


    Liverpoolit po i “mungon” një lojtar si ish-mesfushori Philippe Coutinho, sipas gaztearit të BT Sport, Owen Hargreaves, përcjellë Reporteri.net

    Coutinho firmosi me Barcelonë për një shifër rekord edhe pse nuk arriti ta tregojë më të mirë nga vetja në Spanjë.

    Në vend të kësaj, Jurgen Klopp përdori paratë nga shitja për të nënshkruar një qendërmbrojtës, Virgil van Dijk, dhe portierin, Alisson, ishte pozitive pasi forcoi skuadrën në dy reparte.

    “Unë e dua lojën e tij, e dua atë si lojtar. Ai padyshim që do të rikthehet në fromë edhe pse po kalon kohë të vështirë pas largimit nga Liverpool,” tha Hargreaves.

    “Barça nuk funksionoi dhe Bayern nuk ka punuar me të, por ka ende shumë kohë për të. Do të dëshiroja ta shikoja përsëri në Premierligë”, u shpreh gazetari i BT sport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!