×
  • Sport
  • Sport

    Lladrovci në Manchester për të parë lojën mes “djajve të kuq” dhe bavarezëve, fiton Bayerni

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 23:00

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në Manchester, nga ku ndoqi lojën mes Bayern dhe Manchester United, shkruan Reporteri.net. 

    “Sonte, jam këtu në Mançester, për të ndjekur ndeshjen e rëndësishme, “Djajtë e kuq” kundër bavarezëve, ku janë dy trajner të mirënjohur përball njëri-tjetrit, Erik Ten Hag dhe Thomas Tuchel. Atmosferë e jashtëzakonshme, pritet lojë e mirë në garën e Ligës së Kampionëve dhe rikthim i Mançesterit”, shkroi Lladrovci në Facebook bashkë me një video.

    Ndeshja mes MUN dhe Bayern, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve përfundoi me rezultat 0:1 për mysafirët nga Gjermania.

    Humbja në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A nënkupton që MUN eliminohet nga Liga e kampionëve dhe nga garat evropiane në përgjithësi. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!