KF Llapi ka fituar pas ekzekutimit të penalltive me shumë vështirësi Kupën e Kosovës ndaj KF Dukagjinit.
Skuadra llapjane po bënë ‘gjiro’ me Kupën e fituar, e madje ata e morën trofeun edhe në xhami për të falur “Fitër Bajramin”.
Së fundmi, Llapi përmes llogarisë zyrtare në facebook kanë njoftuar për një vizitë që e kanë bërë në varrin e legjendës së Kosovës, Fadil Vokrri.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri Kryesia e klubit sot ishte në vizitë tek varri i legjendës Fadil Vokrri dhe bëri homazhe pranë varrit të tij, njëherit në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për futbollin kosovar dhe pranimin e futbollit në instancat e larta të UEFA- dhe FIFA-s.
Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar”, shkruhet në njoftim.
KF Llapi ka realizuar ëndrrën e kahmotshme të Tahir Batatinës, një kualifikim në garat evropiane
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.