×
  • Sport
  • Sport

    Llapi i ka testuar të gjithë lojtarët për COVID-19, këto janë rezultatet

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 14:51

    Dje është shënuar rasti i parë me koronavirus në futbollin e Kosovës, ku sulmuesi i Dritës Mizair Emini ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


    Kjo situatë ka sjellë frikë te skuadrat tjera dhe ndihen të pasigurta pasi që nga e hëna MSH dhe FFK lejuan të zhvillohen stërvitjet grupore.

    Llapi ka filluar të marr masat duke i testuar lojtarët, ku fatmirësisht të gjithë kanë dalë negativ.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina.

    “Po janë bërë teste për lojtarët dhe të gjithë kanë dalë negativ”, ka thënë trajneri.

    “Të gjitha shpenzimet financiare i ka kryer skuadra për të gjithë ata që testohen te Llapi”, ka thënë Batatina.

    Rifillimi i sezonit po shihet edhe si një hap i ngutshëm nga ana e Federatës pasi që kushtet nuk janë të nivelit të lartë, sa të merret shembull Gjermania.

    Bundesliga ka filluar sezonin e para në Evropë por ka pasur rregulla strikte për lojtarët dhe stafin e skuadrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!