×
  • Sport
  • Sport / Tabela

    Llapi i Tahir Batatinës është lider i ri në Superligën e futbollit të Kosovës

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 17:49

    Superliga e Kosovës ka pësuar ndryshime pas përmbylljes të gjitha ndeshjeve të javës së 27-të.

    Llapi tashmë është lider i ri pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Lirisë, shkruan Reporteri.net.

    Ballkani barazoi me Prishtinën në Lipjan pa gola, kurse Drita poashtu barazoi me Malishevën (1-1).

    Feronikeli ’74 ka arritur të shënojë fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0, ndërsa përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll baras 1-1.

    Llapi është lideri i ri me 54 pikë, Ballkani i dyti me 53 pikë, ndërsa e treta është Drita me 51 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në përfundim të kampionatit.

    Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është gëzuar fitores së Llapit dhe bërjes lideri i ri në Superligë, për çka i ka uruar.

    “Llapi është lideri i ri në Superligën e futbollit e Kosovës. 🥇🏆
    Bravo kampionë! ⚪️🔵⚽️
    Urime fitorja të gjithëve! 🙌”, ka shkruar ai.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!