×
  • Sport
  • Sport

    Llapi me reagim zyrtar pas humbjes ndaj Prishtinës, akuzojnë ashpër gjyqtarin e ndeshjes

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 23:02

    KF Llapi ka pësuar humbje me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës në derbin e xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Në një ndeshje që epërsia kalonte sa në njërën anë tek tjetra, triumfues në fund doli Prishtina që arriti të fitojë pikët e plota me golin vendimtar të shënuar nga Marc Olivier.

    Kishte shumë polemika për ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza, i cili pas përfundimit të ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq trajnerin llapjan Tahir Batatina për protesta.

    Pas përfundimit të ndeshjes, kryesia e Llapit ka dalur me një reagim zyrtar, aty ku sipas tyre Genc Nuza nuk i duhet futbollit kosovar.

    Tutje në reagim ata kanë thënë se nuk do t’i ofrojnë siguri gjyqtarit Nuza në rast se ai dhe stafi i tij delegohen për ndeshjet e ardhshme në Podujevë si dhe kanë kërkuar që ai të mos ndajë më drejtësinë në ndeshjet e tyre.

    Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Llapin pas asaj që e pësuan ndaj Malishevës në shtëpi, ndërsa momentalisht mbajnë pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!