Përderisa koronavirusi vazhdon të përhapet në Japoni, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tokio 2020 deklaroi sot se nuk mund të garantojë se Olimpiada e shtyrë do të organizohet vitin e ardhshëm, madje edhe përkundër shtyrjes 16-mujore.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe lëshoi një deklaratë emergjente këtë javë për luftën kundër virusit, duke e vendosur vendin nën kufizime pasi menduan se kishin shmangur përhapjen.
“Nuk mendoj se dikush do të mund të thotë nëse do të jetë e mundur ta vendos nën kontroll situatën brenda korrikut të ardhshëm ose jo”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike të Tokios, Toshiro Muto në një konferencë për media nga distanca. “Ne sigurisht që nuk jemi në gjendje t’iu japim përgjigje të qartë”, tha ai.
Lojërat Olimpike u shtynë muajin e kaluar për periudhën nga 23 korriku deri më 9 gusht 2021 ndërsa Lojërat Paraolimpike u shtynë më 24 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.