×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Barcelonës vazhdojnë injorimin e Setien, kjo u pa edhe në barazimin ndaj Atleticos

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 9:02

    Barazimi 2-2 ndaj Celta Vigos në javën e 32-të në La Liga, i ka shkaktuar mjaftë probleme Quique Setienit.


    Lojtarët kanë kritikuar publikisht trajnerin për taktikat që kishte përdorur në atë ndeshje dhe një acarim më i ashpër erdhi ndaj asistentit të tij.

    Edhe barazimi i mbrëmshëm ndaj Atletico Madridi në Camp Nou, ka shfaqur probleme të njëjta, me lojtarët që refuzuan t’i merrnin këshillat e Setien.

    Në momentin kur u dha mundësia që lojtarët të freskoheshin në pjesën e parë, lojtarët e Rojiblancos u grumbulluan rreth Diego Simeones për t’i dëgjuar hapat e radhës që duhej bërë.

    Një gjë të tillë nuk e bënë edhe ata të Barcelonës, që qëndronin larg Quique Setien dhe asistentit të tij.

    Tashmë është e ditur se lojtarët nuk e pëlqejnë filozofinë e lojës së trajnerit dhe me gjasë që në fund të këtij edicioni do e kërkojnë shkarkimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!