×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Interit në karantinë, por s’testohen për koronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 14:03

    Interi raportohet se do ta mbajë skuadrën e izoluar për dy javë pas ndeshjes kundër Juventusit, që do të thotë se futbollistët zikaltër do të jenë të karantinë deri më 22 mars. Kjo pasi që mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, është infektuar me koronavirus.


    Përkundër që lojtarët e Interit do të mbeten të izoluar edhe për dhjetë ditë të tjera, Gazzetta dello Sport raporton se asnjëri lojtar nuk do të jetë i detyruar të testohet për koronavirus, transmeton Express.

    Zikaltrit dolën me deklaratë zyrtare për ta konfirmuar se ata i kanë suspenduar seancat stërvitore dhe çdo tjetër aktivitet sportiv për momentin, pasi që do t’i marrin të gjitha procedurat e nevojshme.

    “Pas lajmërimit të Juventusit se lojtari i tyre, Daniele Rugani, ka dal pozitiv në testin për Covid-19, Interi bën të ditur se të gjitha aktivitetet sportive janë suspenduar deri në një njoftim tjetër”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Interi.

    “Klubi është për momentin duke i marrë të gjitha hapat për ndërmarrjen e procedurave të nevojshme”.

    “Futbollisti Daniele Rugani ka dal pozitiv në testin për Covid-19 dhe ai është për momentin asimptomatike”.

    ‘Juventusi është për momentin duke i aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit që kërkohen nga ligji, përfshirë këtu ata që kanë qenë në kontakt me të”.

    Kjo do të thotë edhe se Juventusi do ta ketë të pamundur ta luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, e cila ishte planifikuar për 17 mars.

    Interi ishte i supozuar të luante kundër Getafes në Ligën e Evropës të enjten, mirëpo ndeshja është suspenduar nga UEFA pasi spanjollët s’pranuan të udhëtojnë në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!