×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Kosovës i vërshojnë top ligat evropiane: katër në Serie A e tre në Ligue 1

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 15:12

    Ligat më të forta evropiane janë bërë vatër e futbollistëve Dardanë”. Ata kanë nisur të zënë rrënjë thuajse në çdo ligë të madhe, e më së shumti në kampionatin italian dhe në atë francez.


    Kampionati italian i futbollit ka nisur të vërshohet nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës.

    Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë lojtarë “Dardanë” në Serie A sesa që do të ketë në sezonin 2020/2021.

    Në fakt, do të jenë katër futbollistë Verdhekaltër që do të paraqiten në njërën prej ligave më të forta në Evropë.

    I fundit që zbarkoi në Itali ishte Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Express.

    Sulmuesi kosovar tash e tutje do t’i mbrojë ngjyrat e Lazios, të cilës iu bashkua nga Fenerbahçe pas eksperiencës së shkëlqyeshme në Turqi.

    Paraprakisht, javë më parë në Serie A kishte zbarkuar edhe Mërgim Vojvoda.

    Mbrojtësi i djathtë kosovar i ishte bashkuar Torinos nga Standard Liege.

    Tek ekipi “Granata”, 25 vjeçari do ta gjejë shokun e tij të skuadrës tek Kosova, Samir Ujkani.

    Kapiteni i Përfaqësueses do ta kalojë sezonin e dytë në Torino.

    Dhe, futbollisti i katërt i Kosovës që do të luajë në Serie A edhe këtë vit është Amir Rrahmani.

    Pasi e kaloi një sezon mjaft pozitiv në Verona, qendërmbrojtësi kosovar iu bashkua Napolit, me të cilin nënshkroi qysh në janar, shkruan Gazeta Express.

    Krahas Italisë, futbollistët e ekipit kombëtar të Kosovës kanë depërtuar edhe në ligat tjera më të forta evropiane.

    Në Francë do të luajnë tre lojtarë: Arbër Zeneli e Valon Berisha në Reims dhe Bersant Celina në Dijon.

    Ndërkaq, në Itali luajnë edhe disa futbollistë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët luajnë për Kombëtaren shqiptare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!