×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e PSG-së ankohen se gjyqtari holandez i shau

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 10:16

    Lojtarët e Paris Saint-Germain janë ankuar se gjyqtari holandez Bjorn Kuipers i fyeu ata gjatë humbjes së skuadrës së tyre kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve.


    Manchester City e arriti finalen e parë në historinë e klubit, me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve, pasi Riyad Mahrez shënoi dy herë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Etihad të martën.

    Gjakrat u nxehën shumë kah fundi i ndeshjes dhe Angel Di Maria u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje josportive ndaj Fernandinhos.

    Kjo e tensionoi edhe më shumë situatën dhe lojtarët e të dy skuadrave u përleshën para se Kuipers t’i qetësonte gjakrat.

    “Gjyqtari i tha Leonardo Paredesit të ‘q*hej’, nëse ne do të thoshin një gjë të tillë, do të pezulloheshim me katër ndeshje”, tha Ander Herrera për RMC Sport pas ndeshjes.

    Ish-mesfushori i Manchester Unitedit nuk ishte i vetmi që u ankua, sepse një gjë të tillë e bëri edhe Marco Verratti.

    “Ai më tha mua ‘q*ju’ disa herë”, tha mesfushori italian për RMC Sport.

    “Nëse unë them ‘q*ju’ pezullohem me 10 ndeshje. Natyrisht se unë flas shumë me gjyqtarin, por kurrë nuk them ‘q*ju’”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!