Anëtarë të ekipit të parë të Manchester Unitedit raportohet se nuk presin që Erik ten Hag të mbetet në postin e menaxherit edhe për sezonin e ardhshëm.
Holandezi është në sezonin e dytë në Old Trafford. Mirëpo sivjet, forma nuk ka qenë e vazhdueshme dhe Unitedi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Pas humbjes nga Manchester City, Unitedi tani është gjashtë pikë larg pozitës së pestë dhe 11 pikë larg pozitës së katërt.
Prapaskenave është folur se Sir Jim Ratfliffe si përgjegjës për pjesën sportive të klubit, do të bëjë ndërrime të mëdha.
Pjesë e këtyre ndërrimeve mund të jetë edhe posti i menaxherit.
Sipas Daily Mail, disa futbollistë presin që menaxheri të shkarkohet në verë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.