×
  • Sport
  • Sport

    Lopetegui zbulon arsyen pse e shkarkoi Real Madridi

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 8:12

    Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, e ka pranuar se ai mbeti i zhgënjyer ka periudha e shkurtër në Santiago Bernabeu. Ai beson se do të kishte bërë punë të mirë nëse do t’i ishte dhënë më shumë kohë.


    Julen Lopetegui shkaktoi një trazirë të madhe verën e kaluar, kur e mori pozitën e trajnerit të Real Madridit përderisa ishte ende trajner i ekipit kombëtar të Spanjës, që po përgatitej për Kupën e Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.

    Vendimi i tij për ta pranuar pozitën në Real Madrid bëri që ta humbë pozitën në Kombëtaren e Spanjës vetëm disa ditë para se të fillonte turneu i Kupës së Botës. Mirëpo, as koha e tij në Santiago Bernabeu nuk zgjati shumë.

    Një ecuri e rezultateve të dobëta e arriti kulmin te disfata 5:1 kundër Barcelonës. Lopetegui u shkarkua menjëherë, pas vetëm dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në La liga. Santiago Solari e zëvendësoi atë, mirëpo edhe ai u shkarkua dhe në fund në këtë pozitë u riemërua Zinedine Zidane.

    Lopetegui tani e ka fajësuar fatin e keq para portës për shkarkimin e tij.

    “Ne e kishim një fillim të mrekullueshëm dhe luajtëm ndeshje të mrekullueshme. Por, pastaj i patëm tri javë me fat të qelbur para portës, në ndeshje ku ne ishim skuadra më e mirë. Këto gjëra mund t’i ndodhin secilës skuadër”, ka thënë Lopetegui.

    “Ne menduam se kishte ende kohë dhe ne patëm diçka që ishte vendimtare: përkushtim absolut nga lojtarët dhe nga një skuadër që kishte shumë gjëra të mrekullueshme për të dhënë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!