Loriana Kuka e ka realizuar tashmë ëndrrën e saj. Xhudistja kosovare e ka pasur ëndërr fëmijërore pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike dhe ajo e arriti këtë falë punës së madhe që e bëri në vitet e fundit.
24 vjeçarja e fitoi normën olimpike dhe nesër në mëngjes, me kohën tonë lokale, do të debutojë në “Tokyo 2020”. Por, “Lori” nuk e ka ndërmend të kënaqet me kaq. Xhudistja e lindur dhe rritur në Zvicër, e cila sakrifikoi shumë duke ardhur për të jetuar dhe për të ushtruar në Kosovë, synon të fitojë medalje olimpike.
Qëllim i kampiones evropiane U-23 dhe medalistes së bronztë në Kampionat Evropian dhe Botëror është që ta ngrisë në tre numrin e medaljeve të vendit tonë në këtë Olimpiadë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. Për më tepër, deklaratat e Lorianës mund t’i shikoni në videon e mëposhtme, të realizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.