×
  • Sport
  • Sport

    Lorik Cana: Derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më shihni as në FFK e as në FSHF

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 15:14

    Lorik Cana i ka hequr të gjitha dilemat.

    Legjenda e futbollit shqiptar insiston se nuk synon ta marrë në dorë as Federatën e Futbollit të Kosovës e as atë të Shqipërisë.

    Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka siguruar përmes një komenti në rrjetet sociale se nuk e mendon asnjëherë veten në krye të FFK-së ose të FSHF-së.

    “Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoj punët e mia dhe ti je i kënaqur… Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkroi ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marseilles, Sunderlandit, Galatasarayt, Lazios dhe Nantesit.

    Pas përfundimit të karrierës, Cana e ka kryer rolin e analistit në një televizion shqiptar dhe po punon për projekte të reja që lidhen me futbollin, ndërsa e pranon se deri në bashkimin e trojeve shqiptare nuk e synon asnjë post në Federatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!