×
  • Sport
  • Sport

    Lovren flet për hakmarrjen ndaj Ramosit: E godita qëllimisht me bërryl dhe i thashë se jemi barazim tani

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 13:53

    Dejan Lovren e ka pranuar se e ka goditur qëllimisht Sergio Ramosin në një ndeshje mes Kroacisë dhe Spanjës


    Mbrojtësi kroat një veprim të tillë e kishte bërë qëllimisht për t’u hakmarrur në Ramosin, i cili e kishte lënduar Salahun në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Lovren ka një shoqëri shumë të mirë me Salahun dhe në një intervistë të dhënë për televizionin egjiptian ‘Sada El Balad’ ka treguar se si mori hak për mbretin e Egjiptit.

    “A e kam goditur qëllimisht Ramosin, pasi ai dëmtoi Salahun në finale të Ligës së Kampionëve? Po, është e mundur,” ka thënë fillimisht Lovren.

    “Luka Modric u përpoq ta zvogëlonte tensionin midis Ramos dhe meje. Unë e godita qëllimisht me bërryl dhe i thashë se jemi barazim tani.

    Dejan Lovren admits to deliberately elbowing Sergio Ramos for ...“Unë e respektoj Ramosin si lojtar dhe atë që ai bën për ekipin e tij. Ka fituar tituj të rëndësishëm, po ka sjellë që nuk më pëlqejnë.

    “Unë nuk dua të bëj shoi, por mendoj se Ramos donte qëllimisht ta lëndonte mikun tim, Salah, kështu që ishte koha për të paguar atë që kishte bërë. Ne ishim duke luajtur më mirë se Real Madridi par se Sala të lëndohej. Largimi i tij ishte goditje e madhe për ne dhe ata më pas filluan ta dominojnë lojën,”.

    Kujtojmë që Real Madridi e kishte mposhtur Liverpoolin 3-1 në finalen e Kievit, por ajo që bëri bujë të madhe ishte lëndimi i Salahut nga ana e Ramosit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!