×
  • Sport
  • Sport

    Luan Krasniqi për meçin e sontëm të nipit Ardianit: Luftë e rëndësishme që të trokasë në majën e botës

    Reporteri
    28 Shtator 2024 | 14:05

    Boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring ku do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.

    Ky meç do të zhvillohet në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.

    Luan Krasniqi ka thënë se meçi i sontëm është një luftë e rëndësishme që nipi i tij Ardiani të trokasë në majën e botës, shkruan Reporteri.net.

    “Të shtunën, nipi im Ardiani do të luftojë për kampionat in ndërkontinental WBO kundër afrikanit Saul Ivan Male në MHP Arena në Ludwigsburg. Një luftë shumë e rëndësishme që ai të trokasë në majën e botës! Sigurisht që do të jem atje live për ta mbështetur! Shihemi të shtunën në Ludwigsburg! 🥊 “, ka shkruar Luani.

    Ardiani ka zhvilluar deri tani nëntë meçe dhe ka nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

    Ky meç do të transmetohet nga ora 21:00 në Klan Kosova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!