×
  • Sport
  • Sport

    Luis Figo beson se Romelu Lukaku mund të shënojë kudo në botë

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:21

    Luis Figo beson se Romelu Lukaku mund të shënuar gola kudo në botë, kjo bazuar në sezonin e tij të parë me klubin e Interit.


    Belgu i’u bashkua Interit në verë dhe tashmë ka shënuar 23 herë në të gjitha garat, shkruan Reporteri.net.

    Por Figo, i cili kaloi katër vjet tek “Nerazzurri”, nuk është i befasuar se sa shpejt është përshtatur Lukaku me lojën në “San Siro”.

    “Ai ka qenë fantastik këtë vit. Ai është i lumtur, dhe unë mendoj se ju e vini re, ‘i tha Figo gazetës belge L’Avenir.

    “Ai shënon shumë, dhe klubi ka ku të mbështetë dhe ta mendojë titullin këtë vit”.

    “Ka shumë dallime midis Seria A-së dhe Premierligës, por ai nuk më befason, sepse përshtatet dhe mund të shënojë kudo në botë”, tha Figo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!