×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku i bashkohet reklamave ‘anti-Ronaldo’, fton Coca-Colan ta kontaktojë për reklama

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 12:13

    Ylli i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku është lojtari i fundit që ka rënë në syrin e kamerave gjatë konferencën për shtyp, ku theks të vecantë kanë reklamimi i pijeve.


    Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, doli në titujt kryesorë të Euro 2020 në fillim të kësaj jave, kur largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina e tij gjatë një konference shtypi.

    Reagimi i yllit portugez thuhet se i kushtojë kompanisë së njohur plot 4 miliardë humbje, por kjo nuk është se i ndikoi edhe aq shumë, pasi ata deklaruar se “të gjithë mund të pinë çfarë të duan”.

    Disa ditë më vonë, Paul Pogba bëri të njëjtën gjë duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, pasi ai njihet si një mysliman praktikues i devotshëm.

    Megjithatë, jo të gjithë lojtarët dhe trajnerët janë në të njëjtën linjë sa i përket pijeve, çofshin të gazuara, energjike apo alkoolike.

    Lukaku ishte në humor të mirë, për dallim nga Ronaldo i nevrikosur.

    Emra si ai i përzgjedhësit të Rusisë, Stanislav Cherchesov dhe mesfushorit Andriy Yarmolenko u bënë pjesë e ‘kampanjës’.

    Të dy dolën në mbrojtje të kompanive sponsorizuese, me Cherchesov që hapi një Coca-Cola dhe e piu në konferencë, ndërsa Yarmolenko iu ofrua hapur për t’i reklamuar.

    Këta dy nuk janë të vetmit, pasi i fundit që ka reaguar pro Coca-Colas është ylli i Belgjikës dhe Interit, Lukaku.

    Lukaku mori rolin e ‘anti-Ronaldo’ duke e treguar veten me një humor krejt tjetër nga ylli i Juventusit, pasi për dallim nga portugezi që po sulmonte kompaninë, belgu u tret në të qeshura.

    Sulmuesi belg e interpretoi situatën me një shaka: ai ftoi Coca-Colan të kontaktojë agjesinë e tij, Roc Nation, të cilët kujdesen për imazhin e tij dhe të drejtat e lidhura me të.

    “Coca Cola, kontakto RocNation. Coca-Cola, kontakto RocNation, ne mund të punojmë së bashku”, ka thënë Lukaku duke qeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!