×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku ka një këshillë për Eriksenin e irrituar

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 9:51

    Udhëhoqi Belgjikën e tij drejt “Final Four” të Ligës së Kombeve dhe tani Romelu Lukaku është gati të rikthehet tek Interi, pas shqetësimit muskulor që e bëri të humbiste ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe sfidën e Championsit kundër Real Madridit (u aktivizua për pak kohë në sfidën ndaj Atalantës).


    Tashmë në rolin e liderit te skuadra zilatër, sulmuesi belg ndërhyn për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen, i cili po shkëlqen me përfaqësuesen daneze, por është në kërkim të minutave në skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte.

    “Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë kampion dhe unë dua ta ndihmoj – tha Lukaku në televizionin danez “Kanal 5” – Disa lojtarëve u duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në futbollin italian, unë isha me fat që u mësova shpejt. Nëse ai mëson italisht, për të do të jetë gjithçka më të lehtë”.

    Kjo është këshilla e “Big Rom” për Eriksenin, i cili tek Inter nuk gjen hapësirën që do të dëshironte, ndërsa me fanellën e Danimarkës po argëtohet dhe buzëqesh.

    “Eriksen do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në ekip,” – shtoi “Big Rom”.

    Në fund, Lukaku përqendrohet tek pengesa e radhës në Serinë A.

    “Për mua tani ndeshja më e rëndësishme është ajo e së dielës kundër Torinos. Jam i lumtur për arritjen në “Final Four” në Ligën e Kombevem por më parë do të vijnë kualifikueset e Kupën e Botës dhe më pas finalet e Europianit. Duhet t’i bëjmë hapat një e nga një”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!