×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku nuk konsideron largimin nga Inter

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 13:45

    Sulmuesi Romelu Lukaku është i lumtur të qëndrojë te Inter edhe për edicionin tjetër, pavarësisht interesimit të dy klubeve të Premierligës, Chelsea dhe Manchester City.


    Belgu ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje në Seria A edicionin e kaluar, derisa gjithashtu ka dhuruar edhe 11 asistime, duke i ndihmuar të fitojnë Seria A pas 11 viteve, transmeton lajmi.net.

    Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për Lukakun, por ky i fundit duket se nuk është i interesuar për rikthimin në Premierligë.

    Sipas Corriere dello Sport, 28-vjeçari nuk dëshiron ndryshime, andaj as nuk do e konsiderojë largimin nga “San Siro”.

    Lukak ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe tani është në pushime pas eliminimit të Belgjikës në “Euro 2020”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!