×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku “thumbon” Ibran: Zoti i vërtetë kurorëzoi mbretin e Milanos

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 18:55

    Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku vazhdon të festojë Scudetto-n me një “diss” ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.


    Interi siguroi Skudeton e tyre të parë në 11 vjet dhe sulmuesi belg ishte kyç për Nerazzurët për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit në Itali.

    Me 21 gola në 33 ndeshje të Serisë A, Lukaku është golashënuesi kryesor i Interit këtë sezon.

    Pas mosmarrëveshjeve me Ibrahimovic në të kaluarën , 27-vjeçari ka një tjetër sulm ndaj suedezit veteran në një postim në Twitter.

    “Zoti i vërtetë e ka kurorëzuar mbretin,” shkroi ai. “Tani, përkuluni. Mbreti i Milanos” – shkroi Lukaku në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!