×
  • Sport
  • Sport

    Lul Raka flet edhe njëherë në lidhje me mundësinë e rikthimit të futbollit në Kosovë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 22:48

    Futbolli kosovar po vazhdon të jetë në pritje. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pritet që t’i jap udhëzime dhe rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë për të dalë me një vendim zyrtar në lidhje me lejimin e rikthimit të aktiviteteve sportive apo jo.


    Mikrobiologu Lul Raka ka komentuar sërish situatën aktuale me pandemi, ka thënë se të gjithëve po iu mungon futbolli.

    “Na ka marrë të gjithëve malli për futboll, janë bërë pothuajse dy muaj prej pezullimit të futbollit në vendin tonë”, ka thënë Raka në Klan Kosova.

    “Por, rëndësi është shëndeti i futbollistëve, pra sportistëve. Futbolli është sport kolektiv dhe mund të ketë pasoja”, u shpreh Raka.

    “Ata janë të rrezikuar, mund të ketë edhe prej tyre që mund të kenë sëmundje kronike”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!