Kush nuk do të dëshironte që ta shihte Messin duke luajtur në shtetin e tij?
Kryeministri i Argjentinës, Alberto Fernandez e ka ftuar Messin që të rikthehet në vendlindje për të luajtur te Newell’s Old Boys, shkruan Reporteri.net
‘Pleshti’ ka nisur një luftë me Barcelonën dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm.
Kështu, kryeministri i Argjentinës e ka ftuar Messin që të vjen të luajë në vendin e tij.
“Barcelona ka qenë një klub unik në vitet e fundit me Messin. Shpresoj që Leo ta përfundojë karrierën atje ku e ka nisur, në Argjentinë, te Newell’s Old Boys. Leo, ju jeni në zemrat tona dhe kurrë nuk kemi qenë në gjendje t’ju shohim duke luajtur në tokën tonë. Na jepni kënaqësinë të vini këtu për të përfunduar karrierën tuaj, në Newell, i cili është klubi juaj,” ka thënë Fernandez. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.