×
  • Sport
  • Sport

    Macron flet për darkën me Mbappen

    Reporteri
    01 Mars 2024 | 8:29

    Emmanuel Macron është një tifoz i madh i futbollit. PSG, skuadra e tij e zemrës, do të humbasë shërbimet e Kylian Mbappe në fundin e sezonit. Me sulmuesin që do të vijojë karrierën te Reali i Madridit.

    Fakt që e ka pranuar edhe presidenti i Republikës së Francës. Edhe pse në disa raste ka tentuar ta bindë që të rinovojë dhe të mos largohet nga “Parc des Princes”.

    Sëfundmi pati një tjetër bisedë me 24-vjeçarin gjatë darkës së para dy ditëve, rreth së cilës për L’Equipe u shpreh se nuk provoi t’i ndryshonte mendimin “yllit” francez.

    “A ishte një darkë për ta mbajtur te PSG-ja? Jo, aspak. Nuk ka patur asnjë diskutim për këtë temë, është detyra e drejtuesve të klubit të merren me një gjë të tillë.

    Ishte normale që Mbappe të ishte pjesë e darkës, ai është një kampion i madh që dha kontribut në rrugëtimin e ekipit kombëtar në Botërorin e Katarit.

    Gjithashtu ka meritat e tij në sukseset e PSG-së gjatë 7 viteve të fundit. Mendoj se të gjithë francezët e admirojnë këtë futbollist të madh, por e përsëris që nuk folëm për të ardhmen e tij”, u shpreh Macron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!