×
  • Sport
  • Sport

    Madhështore: I gjithë stadiumi thërret emrin e Vokrrit në minutën e 9-të

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 20:27

    Sonte është duke u zhvilluar ndeshja e “Yjeve” ndërmet ekipit të Granit Xhakëes dhe ekipit të Milot Rashicës.


    Ndeshja është duke u zhvilluar për qëllime humanitare, pasi qe të ardhurat nga kjo sfidë do të dhurohen për bamirësi, shkruan Reporteri.net

    Të pranishmit në stadium janë përkujdesur që ta dhurojnë momentin e ndeshjes në minutën e 9-të.

    Tifozët kanë thirrur emrin e Fadil Vokrrit njëzëri, njeriut i cili është më meritori për sukseset e fundit të Kosovës.

    Momentalisht rezultati është 1:1 me golat e shënuar nga Ermir Lenjani për ekipin e Rashicës, në anën tjetër Muharrem Sahiti ka shënuar për ekipin e Xhakës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!