×
  • Sport
  • Sport

    Madhështore: Mbretëresha e xhudos e artë në Lojërat Evropiane, deklason rusen Kuziutina

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 17:36

    Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në garat e Minsk që po zhvillohen në Bjellorusi.


    Xhudistja e artë ka deklasuar rusen Natalia Kuziutina, shkruan Reporteri.net

    Ajo e mposhti atë me Ippon në Golden Score, pasi rezultati në kohë të rregullt ishte i barabartë.

    Kjo është medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrje në Lojërat Evropiane, por për Majlindën ishte ky titulli i katërt i kampiones së Evropës.

    Tani është radha për xhudistën tjetër nga Kosova, Nora Gjakovën e cila pas pak do të ndeshet për medaljen e artë poashtu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!