×
  • Sport
  • Sport

    Magjistari i mesfushës: Thiago tregoi klasin e tij mbrëmë kundër Aston Villës

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 13:06

    Liverpooli mbrëmë e mposhti Aston Villën me rezultat 4-1 në kuadër të FA Cup


    Thiago Alcantara bëri një paraqitje mbresëlënëse edhe pse ishte në fushë për vetëm 45 minuta, shkruan Reporteri.net

    Thiago u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë në vend të kapitenit, Jordan Henderson.

    Magjiku spanjoll ndryshoi totalisht lojën e Liverpoolit dhe në mesfushë pati një partneritet fantastik me Xherdan Shaqirin, i cili bëri dy asiste.

    Në fund Thiago u shpall lojtari i ndeshjes, derisa paraqitja tij po komentohet shumë në rrjetet sociale duke e vlerësuar klasin e yllit spanjoll. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!