×
  • Sport
  • Sport

    Maguire përfshihet në një incident në Greqi

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 16:45

    Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në një incident në ishullin e Mykonos në Greqi të enjten mbrëma.


    Policia vendase kanë drejtuar gishtin kah Maguire për incidentin që ka ndodh, por nuk janë konfirmuar ende detaje tjera.

    Ai po bashkëpunon me autoritetet vendase për të zgjidhur sa më parë gjithçka.

    Mbrojtësi 27-vjeçar është në pushime në Greqi.

    Ai iu bashkua Man Unitedit për 80 milionë funte në gusht të vitit 2019.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Manchester United, që ka treguar se “klubi është në dijeni për përfshirjen në një incident të Harry Maguire në Mykonos”.

    Ndër të tjera thuhet se kanë kontaktuar me lojtarin dhe se ai po bashkëpunon me autoritetet vendase, derisa detaje më shumë do të mësohen gjatë ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!