×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi me videomesazh: Ju lus nga zemra të qëndroni në shtëpi, për të mirën tuaj

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:28

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga data 08 shkurt deri me 17 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej 16 prej tyre kanë rezultuar pozitive.


    Rasti i fundit është konfirmuar mbrëmë dhe bëhet fjalë për një 39 vjeçare, të ardhur nga Londra me datë 16 mars, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09 deri 16 mars, ajo është me prejardhje nga Prishtina.

    Përveç institucioneve në luftën kundër koronavirusit ka dalë edhe kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi përmes një videomesazhi.

    Ajo në video ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të rrinë në shtëpi, ndërsa tregon se gjatë luftës ka qenë 3 muaj e mbyllur në shtëpi.

    Majlinda thotë se më mirë të qëndrojmë në shtëpi se në spital, ndërsa shton se “bashkë do ta kalojmë këtë sfidë”. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!