Kampionia olimpike dhe botërore, tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi aktualisht është duke qëndruar në Itali ku po udhëheq kampin e xhudos me rreth 1 500 xhudistë.
Ky kamp ka filluar të martën me tri stërvitje me grupmosha të reja kurse kampi masiv do të zhvillohet sot (e premte).
Kampi stërvitor po mbahet në qytetin Bardonecchia dhe organizohet nga klubi italian i xhudos, Akiyama Settimo.
Në këtë kamp po merr pjesë edhe kryetrajneri Driton Kuka dhe ekipi U21 nga Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.