Xhudistja jonë Olimpike, Majlinda Kelmendi po vazhdon të stërvitet fuqishëm edhe në kohë pandemie.
Ajo në një intervistë të gjatë për Unionin Evropian të Xhudos tha se është mirë me shëndet dhe se po stërvitet edhe në këtë kohë të pazakontë, shkaku i përhapjes së koronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Kelmendi, në gjithë rrëfimin e saj, nuk la pa e përmendur se kë e ka model në xhudo. Kampionia jonë thotë se idhui i saj është 38 vjeçarja franceze, Lucie Décosse.
“Unë gjithmonë kam admiruar NAKAMURA Misato (JPN) dhe Lucie DECOSSE (FRA). Nakamura gjithnjë më dukej se kishte temperamentin e përsosur, të fitojë ose të humbasë dhe ajo ishte një shembull i vërtetë i një xhudiste. Unë kam rastin të flas ndonjëherë me Lucie Decosse dhe them se duhet të jetë qesharake për të, kur do dëgjojë që ajo ishte idhulli im”, tha Majlinda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.