×
  • Sport
  • Sport

    “Majmun, kthehu në xhunglën afrikane”, futbollisti tregon racizmin e trajnerit kur luante te skuadra italiane

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 15:51

    Dikur ka luajtur dhe është rritur në Itali, te të rinjtë e Cagliarit dhe te ekipi i rezervave (viti 2011), por sot luan te Dallas në futbollin amerikan.


    Në një postim në ‘Facebook’, Fafa Picault, rrëfen disa episode që nuk do të harronte dot kurrë, kur trajneri që e stërviste në Sardenjë kishte shfaqur racizëm radikal ndaj tij. Sulmuesi i krahut ka lindur në SHBA dhe ka dy ndeshje me kombëtaren e madhe. Sot është 29 vjeç, por atëherë ishte shumë i ri, ende 20.

    “Trajneri ynë në kohën e ekipit të rezervave mendoj se ishte një ndër më të këqinjtë që kam njohur! Çdo ditë duhet të bëja llogaritë me të, pasi më thërriste majmun ose më thoshte që të kthehesha nga xhungla afrikane nga ku kisha ardhur… Më thoshte se më kishin blerë vetëm për të vrapuar dhe jo për teknikë, pasi ata me ngjyrë duhet vetëm të vraponin”

    “Madje, mund të tregoj dhe episode kur zihesha me grushte me shokë ekipi sepse më ngjisnin figura majmunësh në dollapin tim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!