×
  • Sport
  • Sport

    Makineri golash: Kosovare Asllani shënon një tjetër gol të bukur për Real Madridin

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 14:32

    Skuadra e femrave të Real Madridi sot e ka mposhtur Betisin me rezultat 3-0 në një ndeshje ku në listën e golashënuesve ishte Kosovare Asllani


    Kosovarja po shkëlqen te Galaktiket dhe deri tani ka shënuar 8 gola, duke qenë golashënuesja më e mirë në ligë, shkruan Reporteri.net

    Asllani sot realizoi edhe përballë Betisit.

    Ajo shënoi një gol të bukur në minutën e 45-të duke e vulosur fitoren e Realit përballë Betisit.

    Real Madridi pas kësaj fitore është ngjitur në vendin e katërt me 16 pikë, derisa Kosovarja është futbollistja kryesore e Galaktikeve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!